Ndërlidhjet

VV: Sulmohen me thikë dy aktivistë


Prishtinë
Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se mbrëmë, rreth orës 21:20, katër persona, dy nga të cilët të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të saj brenda zyrës së Lëvizjes dhe para objektit të saj.

“Dy nga sulmuesit janë djemtë e Sabit Gecit (ish-luftëtar i UÇK-së), Alban dhe Kushtrim Geci, të cilët kanë të kaluar kriminale. Policia i arrestoi këta dy persona, ndërsa dy të tjerë kanë ikur. Dy aktivistë të Lëvizjes janë therrur me thikë dhe po trajtohen në QKUK”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Marrëdhëniet midis pushtetit dhe opozitës në Kosovë janë tensinuar shumë, prejse Kosova ka nënshkruar disa marrëveshje me Serbinë, më 25 gusht, në mesin e të cilave edhe ajo për formimin e Asocicacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet për të bllokuar punën e institucioneve.

XS
SM
MD
LG