Ndërlidhjet

Kriza me migrantë: BE diskuton për kuotat


Kufiri Hungari-Kroaci
Kufiri Hungari-Kroaci

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth sistemimit të 120,000 azilkërkuesve, që kanë arritur së fundi në Evropë.

Një grup i shteteve të Evropës qendrore i kundërshton thirrjet për 22 vende anëtare të BE-së që të pranojnë kuota të detyrueshme.

Hungaria, e cila është kundërshtarja më e fuqishme, ka thënë se kufijtë e Evropës janë në rrzik.

Hungaria i ka dhënë ushtrisë së saj kompetenca shtesë për t’u marrë me migrantët, duke i lejuar përdorimin e plumbave të gomës dhe të gazit lotsjellës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje udhëheqësve të BE-së që të tregojnë dhembshuri, duke thënë se është i shqetësuar me situatën me të cilën përballen migramtët në Evropë.

XS
SM
MD
LG