Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani dënon me vdekje 9 persona


Pakistan

Pakistan

Një gjykatë sekrete ushtarake në Pakistan ka dënuar nëntë persona me vdekje, ndërsa një me burgim të përjetshëm, pasi të njëjtin janë shpallur fajtorë për përfshirje në raste të ndryshme të terrorizmit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Asim Bajwa, i ka përshkruar të dyshuarit si “terroristë të ashpër”, të cilët kanë vrarë dhjetëra civilë dhe zyrtarë të sundimit të ligjit.

Gjykatat ushtarake në Pakistan janë autorizuar për të gjykuar feshurazi militantët, prejse këta të fundit kanë masakruar 134 fëmijë në një shkollë ushtarake në Peshauar, dhjetorin e kalaur.

Qeveria ka thënë se civilët kanë qenë shumë të frikësuar për të dënuar militantët në gjykata civile.

XS
SM
MD
LG