Ndërlidhjet

logo-print

Papa lavdëron Kishën Katolike në Kubë


Papa Françesku në Kubë

Papa Françesku në Kubë

Papa Françesku ka mbajtur një meshë përpara mijëra njerëzve në qytetin lindor të Kubës, Holguin.

Gjatë predikimit, Papa ka vlerësuar lart "përpjekjet dhe sakrificat" që Kisha Katolike Romake ka bërë në Kubë.

Holguini konsiderohet djepi i katolicizmit në ishullin komunist.

Ai është po ashtu vendi ku presidenti i Kubës, Raul Catro, dhe vëllai i tij, Fidel, kanë avancuar. Ata janë rritur si katolikë, por janë bërë ateistë dhe kanë udhëhequr Revolucionin Socialist më 1959.

"Jam në dijeni për përpjekjet dhe sakrificat që ka bërë Kisha në Kubë për të dërguar te të gjithë, madje edhe në zonat më të largëta, fjalën dhe praninë e Krishtit", ka thënë Papa.

Papa Françesku do të qëndrojë sot në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG