Ndërlidhjet

Ushtria e Burkina Fasos arrin në kryeqytet


Presidenti i përmbysur i Burkina Fasos, Blaise Compaore.
Presidenti i përmbysur i Burkina Fasos, Blaise Compaore.

Ushtria e Burkina Fasos ka arritur në kryeqytetin Ouagadougou për të kërkuar dorëzimin e rojës presidenciale, e cila ka organizuar grushtshtet të enjten e kaluar.

Negociatat midis shefave ushtarakë dhe rojës presidenciale janë në zhvillim e sipër, kanë thënë burime të sigurisë.

Udhëheqësi i grushtshtetit, Gilbert Diendere, i ka thënë BBC-së se është i gatshëm të dorëzojë pushtetin, por vetëm nëse plani për t’i dhënë fund krizës mbështetet nga udhëheqësit fetarë.

Roja presidenciale është besnike ndaj presidentit të përmbysur, Blaise Compaore.

Roja ka arrestuar presidentin e përkohshëm, Michel Kafando, të mërkurën e kaluar, duke e bërë Dienderen udhëheqës të ri, një ditë më pas.

Qysh atëherë, së paku dhjetë persona janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur në përleshje.

XS
SM
MD
LG