Ndërlidhjet

Xi në vizitën e parë shtetërore në SHBA


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jingping, arrin sot në Shtetet e Bashkuara, për vizitën e parë shtetërore.

Agjenda e tij, pos tjerash, përfshin një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë dhe fjalimin e parë para Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se vizita “do të jetë një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin SHBA-Kinë” dhe “për të adresuar mosmarrëveshjet në mënyrë konstruktive”.

Për Kinën, prioritet do të jetë forcimi i pozicionit të Xisë brenda vendit dhe ngjarjet e planifikuara në SHBA do të transmetohen në televizionin kinez.

XS
SM
MD
LG