Ndërlidhjet

Pakistani shtyn varjen e të burgosurit të paralizuar


Ilustrim
Ilustrim

Varja e planifikuar e një të burgosuri të paralizuar në Pakistan është shtyrë, ka bërë të ditur avokati i tij.

Abdul Basit nuk mund të varet në përputhje me manualin e burgut, pasi ai është në karrocë, ka thënë gjyqtari kur ka urdhëruar shtyrjen e ekzekutimit.

Udhëzimet e burgut kërkojnë që një i burgosur të qëndrojë në këmbë kur varet.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se varja e Basitit do të përbënte trajtim mizor.

Abdul Basit, 43 vjeç, është i paralizuar nga brezi teposhtë.

Ai përdor karrocën prejse është sëmurë në burg.

Pakistani ka kthyer dënimin me vdekje në dhjetor të vitit 2014 dhe prej atëherë ka varur 239 njerëz.

XS
SM
MD
LG