Ndërlidhjet

Lideri taliban: Të tërhiqen të gjithë të huajt nga Afganistani


Lideri i talibanëve, Mullah Akhtar Mansur.
Lideri i talibanëve, Mullah Akhtar Mansur.

Lideri i ri i talibanëve ka thënë se paqja në Afganistan mund të arrihet vetëm pasi të largohen të gjitha forcat e huaja.

Mullah Akhtar Mansur ka thënë se të gjitha marrëveshjet ekzistuese ushtarake dhe të sigurisë, midis Qeverisë në Kabul dhe vendeve të tjera, duhet të anulohen.

Ai i ka bërë këto komente përmes një deklarate të lëshuar përpara Festës së Bajramit.

NATO u ka dhënë fund të gjitha operacioneve luftarake në Afganistan në dhjetor të vitit 2014, duke tërhequr shumicën e trupave.

Megjithatë, disa mijëra kanë mbetur atje për të trajnuar forcat afgane.

Mullah Mansur u ka bërë po ashtu thirrje talibanëve që të jenë të bashkuar dhe të injorojnë “propagandën e armikut” për përçarje midis talibanëve.

XS
SM
MD
LG