Ndërlidhjet

Myslimanët mblidhen në Mekë për fillimin e Haxhit


Mekë, Arabi Saudite
Mekë, Arabi Saudite

Qindra-mijëra besimtarë myslimanë nga e gjithë bota kanë nisur të lëvizin nga qyteti i shenjtë i Mekës në luginën pranë Mina, për fillimin e haxhit.

Gati dy milionë njerëz pritet të marrin pjesë në pelegrinazhin e këtij viti.

Me fillimin e Haxhit, pelegrinët hyjnë në fazën e ihramit – një gjendje e pastërtisë, në të cilën ata nuk duhet të vënë parfume, nuk duhet të presin thonjtë ose nuk duhet të shkurtojnë flokët apo mjekrat e tyre.

Haxhi kulmon me mbledhjen e besimtarëve në Malin Arafat.

Ky është vendi ku profeti Muhamed ka bërë predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë.

Haxhi është njëra nga pesë shtyllat e Islamit dhe thuhet se çdo mysliman i aftë duhet ta kryejë këtë pelegrinazh një herë në jetë.

XS
SM
MD
LG