Ndërlidhjet

Nis gjykimi i pilotes Nadia Savchenko


Nadia Savchenko
Nadia Savchenko

Në një gjykatë ruse ka nisur sot gjykimi i pilotes ukrainase, Nadia Savchenko.

Ajo akuzohet për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, në vitin 2014.

Savchenko i mohon akuzat dhe ka kaluar mbi 80 ditë në grevë urie për të protestuar kundër paraburgimit.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore i janë bashkuar Kievit në thirrjet për lirimin e saj.

Avokati i saj, Mark Feygin, ka shkruar në Twitter se gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë sot në dhomën e gjykatës.

Gjykimi zhvillohet në qytetin jugor të Rusisë, Donjeck, pranë pjesës lindore të Ukrainës.

Savchenko përballet me 25 vjet burgim nëse shpallet fajtore për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve dhe kalimin e paligjshëm në Rusi.

Ajo thotë se është dërguar në Rusi nga separatistët pro-rusë të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG