Ndërlidhjet

Policia në Berlin bastis zyrën e një xhamie


Berlin - foto arkivi

Berlin - foto arkivi

Policia në Berlin ka thënë se ka bastisur tetë ndërtesa pas një hetimi disamujor të një grupi të ekstremistëve të dyshuar islamistë, të përfshirë në aktivitete terroriste.

Policia ka thënë sot se bastistjet e orëve të hershme të mëngjesit kanë përfshirë kërkimet në një zyrë të xhamisë.

Sipas autoriteteve të rendit, të dyshuarit kryesorë janë një marokien 51 vjeç, i cili akuzohet për nxitjen e të tjerëve për të shkuar në Siri për të luftuar kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad, si dhe një shtetas i Maqedonisë, 19 vjeç, i dyshuar për pjesëmarrje në luftimet në Siri.

Policia po ashtu ka thënë se nuk ka prova se të dyshuarit kanë qenë duke planifikuar ndonjë sulm në Gjermani, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG