Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri Mustafa sulmohet me gjësende


Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është qëlluar me gjësende, derisa ka nisur të raportojë para Kuvendit për marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Duket se në drejtim të zotit Mustafa janë hedhur vezë.

Ndërkohë që ka ndërhyrë sigurimi i kryeministrit, kryeparlamentari Kadri Veseli ka shpallur pauzë prej 10 minutash.

Mustafa është qëlluar derisa ka thënë se marrëveshjet e arritura me Serbinë janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e vendit.

Po ashtu javën e kaluar, deputetët opozitarë kanë penguar rrjedhën e seancës së Kuvendit, pasi kryeministri Mustafa ka shtyrë raportimin për marrëveshjet me datën 22 shtator.

XS
SM
MD
LG