Ndërlidhjet

Hahn paralajmëron lajme të mira për Kosovën


Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka pritur sot në Bruksel ministrin për Integrime Evropiane të Kosovës, Bekim Çollaku.

Me këtë rast, Hahn ka thënë se së shpejti mund të ketë lajme pozitive për Kosovën rreth liberalizimit të vizave dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete, duke thënë se kanë mbetur ende disa çështje që duhen sqaruar.

Hahn ka thënë se Kosova ka arritur përparim të dukshëm në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, ndërsa çështjet e hapura, sipas tij, nuk janë aq të vështira saqë të mos përmbyllen deri në fund të këtij viti.

Çollaku, në anën tjetër, ka thënë se Kosova ka bërë shumë në përmbushjen e kritereve për udhëtim pa viza në vendet e BE-së.

XS
SM
MD
LG