Ndërlidhjet

VV: E ndalem gënjeshtrën e Isa Mustafës


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t'i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit.

Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm. Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është qëlluar me gjësende, derisa ka nisur të raportojë para Kuvendit për marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Duket se në drejtim të zotit Mustafa janë hedhur vezë.

XS
SM
MD
LG