Ndërlidhjet

Rohani: Irani i gatshëm të ndihmojë Sirinë dhe Irakun me forcë ushtarake


Hassan Rohani.
Hassan Rohani.


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka thënë se vendi i tij, ka ushtrinë më të besueshme në luftimin e “terrorizmit në rajon.”

Rohani ka thënë se trupat iraniane janë të gatshme të ndihmojnë Sirinë dhe Irakun në luftë kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik.

Rohani ka theksuar se vendi i tij nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi.

Fjalimi tij gjatë një parade vjetore, në Teheran është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Ai ka thënë se “ nëse terroristët fillojnë të zgjerohen në rajon, atëherë shpresa e vetme mbetet ushtria e Iranit dhe Garda Revolucionare.”

Rohani ka thënë se popujt e Lindjes së Mesme nuk duhet të kenë shumë besim në “fuqitë perëndimore si mbrojtëse të tyre.”

Irani tashmë ka dërguar këshilltarë ushtarakë në Siri dhe Irak, për t’i këshilluar në luftë kundër militantëve të grupit Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG