Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga dënon sulmin ndaj kryeministrit Mustafa


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga e dënon sulmin ndaj kryeministrit Isa Mustafa, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media ajo ka thënë se një sulm i tillë është i papranueshëm dhe në kundërshtim me frymën e demokracisë.

“Akte të tilla të shëmtuara e vështirësojnë diskutimin e mirëfilltë publik dhe zbehin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja Jahjaga ka ftuar të gjithë deputetët dhe subjektet politike ”që t'i respektojnë institucionet e vendit ku përfaqësohet vullneti i popullit, të denoncojnë dhunën dhe që mospajtimet politike t'i shprehin përmes rrugëve institucionale në respektim të plotë të parimeve të demokracisë,” thuhet në reagimin e presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është qëlluar me vezë, derisa ka nisur të raportojë para Kuvendit për marrëveshjet e arritura me Serbinë.

XS
SM
MD
LG