Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj kryeministrit Mustafa


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar "aktet e dhunshme të zhvilluara sot nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës ku kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po informonte deputetët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur më marrëveshjet e arritura në Bruksel".

Në një njoftim për media të lëshuar nga zyra e qeverisë thuhet se “qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se të gjithë kanë për detyrim të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të shmangin veprimet që tejkalojnë format demokratike të opozitarizmit të cilat dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës.”

Në reagim apelohet që Kuvendi i Kosovës të krijojë kushte normale të punës, në mënyrë që sot të vazhdohet pa pengesa seanca e Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vlerëson se ato do t’i hapin rrugë integrimeve euroatlantike të vendit, dhe se janë mbështetur fuqishëm nga partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja.” thuhet në reagimin e lëshuar sot nga qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është qëlluar me vezë, derisa ka nisur të raportojë para Kuvendit për marrëveshjet e arritura me Serbinë.

XS
SM
MD
LG