Ndërlidhjet

Poroshenko: Ukraina e gatshme për anëtarësim në NATO


Presidenti Petro Poroshenko dhe Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot në Kiev.
Presidenti Petro Poroshenko dhe Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot në Kiev.

Presidenti Petro Poroshenko ka thënë se qëndrimi i Ukrainës jashtë
NATO-së, ka qenë një “krim” që vendi i tij është i gatshëm ta ndryshojë.

Por ai ka thënë se do t’i mbetet popullit të votojë, për anëtarësim, ose jo në NATO.

Poroshoneko i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me këshillin e sigurisë së Ukrainës. Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg, ishte prezent në këtë takim, sot në Kiev.

Zyrtarë të NATO-s, kanë thënë se Ukraina duhet të ndërmarrë reforma politike, ushtarake dhe ekonomike, para se të konsiderohet aplikimi i saj për anëtarësim.

Stoltenberg ka thënë se “Ukraina mund të mbështete tek NATO-ja” dhe se “NATO do ta mbështesë Ukrainën në aspektin politik dhe praktik”.

Ukraina është duke luftuar me separatistë në pjesën lindore të vendit, që nga prilli i 2014-s, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Deri më tani nga ky konflikt kanë vdekur mbi 7900 persona.

Kievi dhe vendet perëndimore kanë akuzuar Moskën, për mbështetje ndaj rebelëve, por kjo e fundit e ka mohuar këtë gjë.

XS
SM
MD
LG