Ndërlidhjet

Ministrat e brendshëm të BE-së, diskutojnë krizën e migrantëve


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Para takimit të ministrave të brendshëm sot në Bruksel, Republika Çeke ka ritheksuar se do ta refuzojë sistemin e kuotave. Këtë qëndrim po e mbajnë edhe disa vende tjera të Evropës qendrore.

Takimi i sotëm i paraprin samitit të liderëve të vendeve të BE-së, i cili pritet të mbahet nesër, më 23 shtator, për krizën e migrantëve.

Ndërkohë, takimi pason përleshjet mes policisë dhe migrantëve në Kroaci, një ditë më partë.

Në një kamp të ri në fshatin Opatovac, ku migrantët kishin arritur në një numër të madh, duke krijuar kësisoj kaos brenda kampit, i cili shërben vetëm si qendër transitore.

Migrantët e mbledhur brenda kampit kanë kërkuar që ata të lirohen pasi që i ishte premtuar se aty do të qëndronin vetëm 24 orë dhe pastaj do të liroheshin për të vazhduar udhëtimin e tyre.

Policia ka shtyrë migrantët brenda, por situata ka vazhduar të jetë e tensionuar.

XS
SM
MD
LG