Ndërlidhjet

logo-print


Së paku 20 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin Saana, në Jemen, gjatë sulmeve të Arabisë Saudite, raporton BBC.

Një mjek i ka thënë Reuters-it, se raketat kanë goditur dy shtëpi në jug të lagjes Asbahi.

Por një burim i sigurisë i ka thënë BBC-së, se sulmi ka ndodhur në dy hotele dhe së paku 40 persona kanë vdekur, kryesisht anëtarë të lëvizjes rebele Houthi.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka ndërmarrë këtë fushatë ajrore kundër rebelëve Houthi, dhe për të rikthyer qeverinë e Jemenit, e cila që nga marsi vepron në ekzil.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5000 njerëz janë vrarë deri tash, gjysma e tyre civilë.

XS
SM
MD
LG