Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen katër persona për "kontrabandim të migrantëve"


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media.

“Sot në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, policia ka ndërmarrë një operacion policor, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre“, thuhet në komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Policia sqaron se “të dyshuarit, në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së për përfitime materiale të kundërligjshme.”

Sipas policisë, personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

XS
SM
MD
LG