Ndërlidhjet

Pilotja Nadia Savchenko mohon akuzat ndaj saj


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Në një gjykatë ruse ka nisur sot gjykimi i pilotes ukrainase, Nadia Savchenko.

Savchenko ka mohuar para gjykatës se është fajtore dhe se rasti kundër saj është një gënjeshtër që nga fillimi deri në fund

Ajo akuzohet për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, në vitin 2014.

Savchenko i mohon akuzat dhe ka kaluar mbi 80 ditë në grevë urie për të protestuar kundër paraburgimit.

Avokati i saj, Mark Feygin, ka shkruar në Tëitter se gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë sot në dhomën e gjykatës.

Gjykimi zhvillohet në qytetin jugor të Rusisë, Donjeck, pranë pjesës lindore të Ukrainës.

Savchenko përballet me 25 vjet burgim nëse shpallet fajtore për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve dhe kalimin e paligjshëm në Rusi.

Ajo thotë se është dërguar në Rusi nga separatistët pro-rusë të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG