Ndërlidhjet

logo-print

Rusia lëshon fluturake mbi Siri


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Rusia ka filluar të lëshoj mbi Siri, disa fluturake, raporton CNN, duke ju referuar deklaratave të dy zyrtarëve anonimë të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë nëse këto fluturake kanë qenë të armatosura, apo sa të tilla kanë fluturuar deri sot.

Veprimi me këto fluturake nga ana ruse, pason pas dërgesave të personelit dhe mjeteve ushtarake që Rusia i ka bërë në Siri.

Deri më sot, Rusia ka dërguar një numër të konsiderueshëm armatimi në Siri, si dhe të paktën 500 persona në terren,kanë thënë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, për CNN.

Të premten e kaluar, sekretari amerikan i mbrojtës, Ashton Carter ka biseduar me homologun e tij rus, Sergei Shoigu rreth këtyre zhvillimeve.

XS
SM
MD
LG