Ndërlidhjet

logo-print

KDI: Të ndalet praktika e bllokimit të Kuvendit


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj ngjarjeve të sotme në seancën plenare në Kuvendinm e Kosovës.

Përmes një komunikatë për media KDI ka kërkuar që të ndalohen praktika të cilla të cilat sipas tyre “ pengojnë zhvillimin e jetës parlamentare në vend dhe vendosin institucionet në rrethana të jashtëzakonshme.”

Në njoftim ndër të tjera thuhet se “mekanizmat institucional për të kundërshtuar çështjet të cilat trajtohen në Kuvend janë të përcaktuara në Kushtetutë, dhe asnjë formë tjetër e kundërshtimit nuk ndihmon në sqarimin dhe as zgjidhjen e problemeve.”

Sipas KDI-së “veprimet e tilla të deputetëve në Kuvend mund të transmetohen në të njëjtën frymë edhe te qytetarët, dhe kështu të shkaktohen incidente ndërmjet grupeve shoqërore pasojat e të cilës janë të parikuperueshme, nga të cilat nuk do të përfitojë as opozita e as pozita”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

KDI ka bërë thirrje tek të gjithë akterët politik për vetëpërmbajtje dhe në ushtrim të detyrave të tyre brenda mandatit që kanë.

XS
SM
MD
LG