Ndërlidhjet

Tensione ne Kroaci, në Serbi rritet numri i migrantëve


Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç i ka bërë thirrje Serbisë, që t'i drejtojë migrantët drejt kufirit me Hungarinë dhe Rumaninë.

Thirrja e kryeministrit kroatë, pason thirrjen e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ky i fundit ditë më parë i ka apeluar Komisionit Evropian, që Kroacia t’i hap kufijtë e saj me Serbinë.

Në të kundërtën, Vuçiq ka kërcënuar me “kundërmasa”, të pa përcaktuara.

Hungari ka mbyllur kufijtë e saj me Serbinë, më 15 shtator, për të ndalur një valë të migrantëve.

Pas kësaj Serbia ka filluar t’i drejtojë migrantët, drejt Kroacisë.

Më shumë se 500 mijë migrantë kanë hyrë në Evropë gjatë këtij viti, shumica nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

XS
SM
MD
LG