Ndërlidhjet

logo-print

Delawie: Kosova nuk ka nevojë për marifete politike


Greg Delawie, foto arkivi

Greg Delawie, foto arkivi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar veprimet e sotme në Kuvendin e Kosovës si marifete politike.

“Rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike kërkon respektim të procedurave demokratike dhe të bashkëpunimit rajonal, dhe jo marifete politike”, ka thënë Delawie në rrjetin social Twitter.

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë sot punimet në një seancë në të cilën kryeministri Isa Mustafa ishte paraparë të raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Deputetë nga opozita hodhën vezë në drejtim të kryeministrit, duke kërkuar nga ai që të heqë nënshkrimin nga marrëveshja e arritur për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

XS
SM
MD
LG