Ndërlidhjet

Abd-Rabbu Mansur Hadi kthehen në Jemen


Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansur Hadi.

Presidenti i Jemenit është kthyer në qytetin jugor, në Aden, pas 6 muaj qëndrimi në ekzil.

Zyrtarë të aeroportit kanë thënë se aeroplani, i cili barte presidentin Abd-Rabbu Mansur Hadi, ka arritur sot.

Ai është pritur nga kryeministri Khaled Bahah dhe disa ministra të tjerë të cilët janë kthyer në Aden para disa javësh, për të konstituuar administratën e shtetit.

Presidenti Hadi, kishte lëshuar vendin, pas përparimit të forcave rebele Huthi, drejt qytetit Aden.

Në qershor, forcat pro qeveritare kanë arritur t’i largojnë rebelët Huthi nga qyteti me ndihmën e forcave tokësore, të koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite.

Ata tani po provojnë që të hynë në pikat më forta të rebelëve Huthi ne veri të

Jemenit, dhe në kryeqytetin Saana, i cili është marr nën kontroll nga ta, para një viti.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5000 njerëz janë vrarë deri tash, gjysma e tyre civilë.

XS
SM
MD
LG