Ndërlidhjet

BE: Turqia të mbajë më shumë migrantë


Foto arkivi.
Foto arkivi.


Vendet e Bashkimit Evropian janë duke kërkuar mënyra për ta bindur Turqinë, që t’i mbajë më shumë refugjatët dhe t’i ndalojë ata për të depërtuar në BE, raporton Reuters.

Bashkimi Evropian nuk po mund të përballojë fluksin e migrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Komisioni Evropian ka kërkuar nga vendet anëtare që të rrisin ndihmën financiare për Turqinë, duke i ndihmuar migrantëve atje në sistemin e shtëpive, shkollimit dhe shërbimeve shëndetësore.

Në shkëmbim, pritet që Ankaraja t’i përmirësojë kushtet për migrantë dhe të pranojë më shumë migrantë.

Nga perspektiva e Turqisë, Evropa vetëm këtë vit është tronditura nga migrantët, përderisa Turqia është duke u ballafaquar më këtë krizë, për katër vite.

Ankaraja ka deklaruar se deri më tash, Turqia ka shpenzuar 7.6 miliardë dollarë për strehim dhe ushqim, përderisa ka pranuar vetëm 417 milionë ndihma humanitare.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka thënë se Turqia duhet të bëjë më shumë në mbrojtjen e kufijve të saj me Greqinë.

Ajo ka bërë më dije se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin turk, Tayyip Erdogan.

XS
SM
MD
LG