Ndërlidhjet

Austri: Trupat e migrantëve kthehen në vendet e tyre


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Policia e Austrisë ka thënë se trupat e 71 migrantëve të cilët ishin gjetur të vdekur në një kamionë, muajin e kaluar, kanë filluar të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Emetuesi shtetërore, ORF ka thënë se katër trupa janë dërguar në Irak dhe 17 viktima të tjera janë identifikuar deri tash.

Zëdhënësi i policisë Gerald Pangl ka shtuar se familjarët e tyre janë duke organizuar kthimin e trupave në vendet e tyre.

Ai ka thënë se Siria, Iraku dhe Afganistani i kanë ndihmuar ata duke siguruar mostra të ADN-ës, të cilat nevojiten për identifikimin e kufomave.

Trupat e migrantëve ishin gjetur më 27 gusht, në magjistralen kryesore që lidhë, Austrinë me Hungarinë.

XS
SM
MD
LG