Ndërlidhjet

SHBA: Nga sulmi ajror është vrarë një lider i militantëve të IS-it


Tym e pluhur pas sulmeve ajrore

Tym e pluhur pas sulmeve ajrore

Forcat e koalicionit e kanë vrarë liderin e lartë të militantëve të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Turkmani, gjatë një sulmi ajror në Irak, ka njoftuar mbrëmë Pentagoni.

Ky sulm kishte ndodhur më 10 shtator, në qytetin Tal Afar, në pjesën jugore të Irakut.

Al-Turkmani ishte “lehtësues i robëve”, të cilët ishin të përfshirë në trafikimin seksual të femrave të minoritetit Jazidi, i ka thënë agjencisë AFP një zyrtar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka vlerësuar se al-Turkmani ishte “emir administrativ” dhe “ndihmës i afërt” i liderëve të grupit militant, Shteti Islamik, në Irak dhe thuhet se ishte pjesë e al-Kaidës, para se t’i bashkohej IS-it.

XS
SM
MD
LG