Ndërlidhjet

Papa Françesk ka arritur në vizitën e parë në SHBA


Papa dhe Obama mbrëmë në Uashington
Papa dhe Obama mbrëmë në Uashington

Papa Françesk ka arritur në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, me ç’rast është pritur nga presidenti, Barack Obama, dhe familja e tij, në një bazë ushtarake afër Uashingtonit, mbrëmë vonë.

Gjatë qëndrimit njëjavor, pos Uashingtonit, ai do ta vizitoj edhe Nju Jorkun dhe Filadelfian.

Në Uashington ai do ta mbajë një meshë kanonike, të parën e këtij lloji në tokën e Shteteve të Bashkuara dhe do të flasë para anëtarëve në Kongresin amerikan.

Kjo do të jetë, po ashtu, parqitja e parë e një Pape në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG