Ndërlidhjet

Raporti: Trupat ruse në dy kapacitete të reja në Siri


Pamje e një aeroplani rus në aeroportin Latakia në Siri
Pamje e një aeroplani rus në aeroportin Latakia në Siri

Revista Jane’s Intelligence Review thotë se fotografitë satelitore të bëra në mesin e këtij muaji, tregojnë se forcat ruse po vendosen edhe në dy kapacitete ushtarake shtesë afër brgdetit mesdhetar të Sirisë.

Redaktori i kësaj reviste, Rob Munks, tha mbrëmë se në këto pamje shihet ndërtimi i kapaciteteve të reja dhe prania e tendave të reja të shfrytëzuara nga ushtria ruse.

Rusia është aleat i afërt i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe në këtë vend ka dërguar aeroplanë luftarakë, helikopterë, tanke, artileri, raketa kundërajrore dhe ushtarë, në provincën Latakia, që është bazë e presidentit Assad.

XS
SM
MD
LG