Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: SHBA po tensionon Evropën


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia ka thënë se do të ndërmarrë masa për të rivendosur “balancën e pushtetit” në Evropë, nëse Shtetet e Bashkuara shtojnë armatimin bërthamor në Gjermani.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka bërë këto komente duke u bazuar në një raport të stacionit televiziv gjerman ZDF, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të sjellin 20 bomba të reja bërthamore taktike në bazën ajrore Buechel në Gjermani.

Peskov ka thënë se një veprim i tillë “mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Evropë” dhe do të kërkojë nga Rusia që “të ndërmarrë kundërmasa për të rivendosur ekuilibrin dhe barazinë strategjike”.

Peskov po ashtu ka thënë se ky veprim eventual i SHBA-së do të jetë “një tjetër hap drejt përshkallëzimit të tensioneve në kontinentin evropian”.

XS
SM
MD
LG