Ndërlidhjet

Erdogan në Moskë për hapjen e xhamisë


Moskë, 23 shtator 2015.
Moskë, 23 shtator 2015.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas, ndodhen në Rusi për hapjen e një xhamie të re në Moskë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, John Tefft, po ndjekin po ashtu ceremoninë e hapjes.

Erdogan do të takohet edhe me Putinin.

Xhamia e re, gjashtëkatëshe, do të akomodojë deri në 10,000 besimtarë dhe është xhamia e tretë më e madhe në Rusi, pas atyre në Makaçkala dhe Grozni.

Hapja e xhamisë së re vjen në prag të Festës së Kurban Bajramit.

Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi.

XS
SM
MD
LG