Ndërlidhjet

Tërnava apelon për solidaritet dhe humanitet


Naim Tërnava
Naim Tërnava

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë qytetarët, duke thënë se kjo festë “shfaq mëshirën e Allahut për besimtarët”.

“Vlerat e mirëfillta të Kurban Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanitetit, duke bartur më vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore”, ka thënë Tërnava.

Në një konferencë për media, Tërnava u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më mëshirues e bujarë dhe të ndihmojnë skmanorët sa më shumë.

“Edhe unë sot, në natën e festës së Kurban Bajramit, si myfti i vendit, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë dhe më solidarë, më mëshirues e bujarë, që të ndihmohen skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, që sofra e tyre, qoftë edhe vetëm gjatë këtyre ditëve të festës, të jetë e begatë. Allahu thotë se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ne do t’i vendosim në xhenete, ku rrjedhin lumenj e do të jenë përgjithmonë”, ka thënë Tërnava.

XS
SM
MD
LG