Ndërlidhjet

LDK dënon “aktet e dhunshme” të opozitës


Ilustrim

Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur sot “shqetësimin e thellë” për, siç ka thënë, zhvillimet e papranueshme të ditëve të fundit, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita.

“LDK-ja dënon aktet e dhunshme të ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe vlerëson se veprimet e tilla të opozitës dëmtojnë rëndë demokracinë dhe funksionim normal të institucioneve kushtetuese”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Kjo parti po ashtu ka dënuar “sulmet ndaj pronës publike dhe pronës private të bëra nga ana e opozitës, si akte në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat, me qëlllim të vetëm përfitimin politik”.

“LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj kyeministrit të vendit dhe i konsideron ato si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës”, thuhet pos tjerash në reagimin e LDK-së.

XS
SM
MD
LG