Ndërlidhjet

Tahiri: Radha që BE ta shpërblejë Kosovën


Edita Tahiri - foto arkivi
Edita Tahiri - foto arkivi

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë sot se Kosova ka dëshmuar seriozitet në dialogun me Serbinë dhe në zbatimin e marrëveshjeve të deritashme.

Tahiri ka thënë se është radha e BE-së që ta shpërblejë Kosovën, duke nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim dhe duke liberalizuar vizat për qytetarët kosovarë.

Ajo i ka bërë këto komente gjatë një takimi që ka pasur me ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me seli në Shkup, Mats Staffansson.

Dy zyrtarët kanë biseduar po ashtu për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Suedisë.

XS
SM
MD
LG