Ndërlidhjet

Presidenti i Egjiptit fal gazetarin e Al Jazeera-s


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka faluar gazetarin kanadez të Al Jazeera-s, Mohamed Fahmy.

Avokati i Fahmyt, Khaled Abu Bakr, ka konfirmuar amnistinë dhe ka thënë se klienti i tij është “gazetar profesionist dhe i pafajshëm”.

Fahmy dhe tre gazetarë të tjerë të Al Jazeera-s janë dënuar me nga tre vjet burg, pas një rigjykimi muajin e kaluar, nën akuzat për operim pa licencë shtypi dhe për transmetimin e “materialeve të dëmshme për Egjiptin”.

Sisi ka aministuar sot rreth 100 persona.

Falja vjen një ditë para se ai të udhëtojë për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG