Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Mbyllja e kufijve, turp për Evropën


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke iu refereuar krizës me migrantë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se është “turp për gjithë njerëzimin” ajo çfarë po ndodh në kufijtë e Evropës.

“Zgjidhje e problemit me refugjatë nuk është mbyllja e kufijve dhe braktisja e tyre në dete të hapura. Zgjidhja e vetme është të bëhen shtëpitë e tyre vende të sigurta për të jetuar”, ka thënë Erdogan.

Ai ka shtuar se Turqia ka pranuar dy milionë refugjatë nga Iraku dhe Siria “pa më të voglin hezitim”.

“Ajo çfarë po ndodh në brigjet e Detit Mesdhe bie mbi ndërgjegjen e njerëzimit dhe njerëzimi duhet të jetë i turpëruar për këtë”, ka thënë Erdogan.

Ai i ka bërë këto komente në ceremoninë e hapjes së një xhamie në Moskë.

XS
SM
MD
LG