Ndërlidhjet

Egjipti ka amnistuar dy gazetarë të Al Jazeera-s


Baher Mahmoud dhe Mohammed Fahmy
Baher Mahmoud dhe Mohammed Fahmy

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka falur dy nga tre gazetarët televizivë të Al Jazeera-s, të dënuar për transmetim të lajmeve të rreme.

Mohammed Fahmy, kanadez, dhe Baher Mohamed, egjiptian, janë në listën e 100 të të burgosurve të amnistuar.

Së bashku me ta ishte dënuar edhe australiani Peter Greste, por ai është deportuar në muajin shkurt.

Ata janë dënuar me tre vjet burg pas një rigjykimi muajin e kaluar.

Prokurorët i kanë akuzuar gazetarët për bashkëpunim me partinë e jashtëligjshme, Vëllazëria Myslimane, pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi nga ushtria, në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG