Ndërlidhjet

Papa kërkon veprim ndaj ndryshimeve klimatike


Uashington, 23 shtator 2015.
Uashington, 23 shtator 2015.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Papa Françesku ka bërë thirrje për veprime të mëtejshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Duke iu adresuar mbi 11,000 njerëzve para Shtëpisë së Bardhë, Papa ka thënë se “problemi nuk mund t’i lihet brezit të ardhshëm”.

Ai po ashtu ka vlerësuar presidentin e SHBA-së, Barack Obama, për përqëndrim te mjedisi dhe nevoja për reduktimin e ndotjes së arjit.

Obama ka thënë se Papa i ka kujtuar njerëzit se “ne kemi një detyrim të shenjtë për të mbrojtur planetin tonë”.

Të enjten, Papa do të mbajë një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara – të parin nga një udhëheqës i Selisë së Shenjtë.

Më pastaj, ai do të udhëtojë për në Nju Jork, për 70-vjetorin e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG