Ndërlidhjet

Mustafa: Bajrami të jetë festë e unitetit dhe arsyes


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Festa e Kurban Bajramit, ashtu si festat e tjera fetare, na bashkon në familje, na bashkon me farefisin, na bashkon me miqtë tanë”.

“Uroj që edhe kjo festë të jetë festë e unitetit, e arsyes, që ne bashkërisht të zgjidhim problemet e këtij vendi, ta ndërtojmë Kosovën vend të mirëqenies, vend të zhvillimit dhe vend ku çdo qytetar do ta ndjente veten mirë”, thuhet pos tjerash në urimin e kryeministrit Mustafa.

XS
SM
MD
LG