Ndërlidhjet

Putin: IS-i ka nxirë imazhin e Islamit


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dënuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik, gjatë ceremonisë së hapjes së një xhamie në Moskë.

“Me nxirjen e një feje të madhe globale, me nxirjen e imazhit të Islamit, terroristët e të ashtuquajturit Shtet Islamik po përhapin urrejtje, po vrasin jerëz, përfshirë klerikë, dhe po shkatërrojnë në mënyrë barbare vendet e trashëgimisë kulturore botërore”, ka thënë Putin.

Ai po ashtu ka shtuar se xhamia e re do të jetë “burim i edukimit, që do të përhapë ide humaniste dhe vlera të vërteta të Islamit”.

Ceremonia e hapjes së xhamisë është ndjekur edhe nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas, lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, John Tefft.

XS
SM
MD
LG