Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra myslimanë mblidhen në Malin Arafat


Foto arkivi

Foto arkivi

Qindra-mijëra myslimanë janë mbledhur në Malin Arafat, pranë qytetit të shenjtë të Mekës, për të shënuar kulmin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit.

Mali është vendi ku Profeti Muhamed ka bërë predikimin e fundit, rreth 1,400 vjet më parë.

Besimtarët veshin rroba të bardha dhe lusin Zotin që t’ua falë mëkatet.

Të enjten, besimtarët do të hedhin gurë të vegjël drejt një djalli simbolik në Luginën Mina dhe do të kremtojnë fillimin e Festës së Bajramit.

Zyrtarët thonë se rreth 1.3 milion myslimanë nga 164 shtete ndodhen në Arabinë Saudite, për të kryer Haxhin pesëditor, i cili ka nisur më 22 shtator.

XS
SM
MD
LG