Ndërlidhjet

Ghani merr “masa serioze” kundër abuzimit të fëmijëve


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenca afgane ka bërë të ditur se presidenti Ashraf Ghani ka ndërmarrë “masa serioze” për të parandaluar abuzimin me fëmijët në vendin e tij.

Zyra e Ghanit ka thënë si ai ka porositur “të gjitha autoritetet e sigurisë në vend”, përmes një videokonference, se “ligjet, kultura dhe vlerat fetare te njerëzve të Afganistanit e konsiderojnë abuzimin seksual të fëmijëve si njërin nga krimet dhe shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut”.

Ghani u është drejtuar të gjitha radhëve të forcave të mbrojtjes dhe të sigurisë, duke u bërë thirrje që të parandalojnë çdo akt të tillë përmes "masave udhëzuese dhe ndëshkuese”.

Ky veprim pason raportet se forcat afgane, që kanë punuar me personelin ushtarak të Shteteve të Bashkuara, kanë sulmuar seksualisht djemtë dhe se trupave amerikane u është thënë të injorojnë dyshimet për abuzim.

XS
SM
MD
LG