Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt, lirohen dy gazetarët e Al Jazeera-s


Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed

Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed

Dy gazetarë të Al Jazeera-s, të burgosur në Egjipt, janë liruar pasi janë falur nga presidenti Abdul Fattah al-Sisi.

Mohamed Fahmy, kanadez, dhe Baher Muhammad, egjiptian, janë në mesin e 100 të burgosurve, për të cilët është urdhëruar lirimi.

Mediat shtetërore raportojnë se një person i tretë nga rasti është falur po ashtu.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gazetarin australian, Peter Greste, i cili është deportuar me dekret të presidentit në muajin shkurt.

Tre gazetarët janë dënuar me nga tre vjet burgim pas një rigjykimi, muajin e kaluar.

Prokurorët i kanë akuzuar ata për bashkëpunim me partinë e jashtëligjshme, Vëllazëria Myslimane, pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi nga ushtria, në vitin 2013.

Gazetarët i kanë hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG