Ndërlidhjet

Rusia planifikon edhe një bazë ushtarake pranë Ukrainës


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia raportohet se planifikon ngritjen e një baze të dytë ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Duke cituar dokumentet publike, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar të mërkurën se Ministria e Mbrojtjes synon të shndërrojë një depo të vjetër ushtarake në qytetin Boguçar – 45 kilometra nga kufiri me Ukrainën – në bazë.

Në bazën e re pritet të vendosen dhjetëra objekte të veçanta për më shumë se 5,000 trupa dhe 1,300 automjete të blinduara.

Ditë më parë, agjencia Reuters ka raportuar se Moska ka nisur ndërtimin e një baze të madhe ushtarake pranë qytetit Valuiki, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

XS
SM
MD
LG