Ndërlidhjet

BE-ja i thotë po ndihmës prej 1 miliardë euro për krizën e migrantëve


 Donald Tusk.

Donald Tusk.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropianë janë dakorduar që të dërgojnë 1 miliardë euro, ndihma Turqisë, Libanit dhe Jordanisë, për t’u ndihmuar me përballimin e krizës së migrantëve, me të cilat po ballafaqohen këto vende, si dhe për të ndalur fluksin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Liderët janë pajtuar gjithashtu që edhe në vendet si Greqia dhe Italia, deri në nëntor, t’i vendosin disa qendra ku do të bëhet më shpejtë identifikimi i personave të cilët kualifikohen për të marrë statusin e refugjatit.

Këto komenti i ka bërë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas një samitit urgjentë, i cili ka zgjatur 7 orë.

“ Masat për të cilat kemi arritur këtë marrëveshje, nuk janë zgjidhje për krizën, por janë hapa të nevojshëm për një drejtim të mbarë,” ka thënë Tusk.

Ai ka shtuar se liderët evropianë, kësaj radhe kanë qenë më unanim në vendimin e tyre.

BE-ja po ballafaqohet me krizën më të rendë të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Të martën, më 22 shtator, ministrat e brendshëm të BE-së, janë pajtuar për shpërndarjen e 120 mijë migrantëve, brenda vendeve të BE-së.

Ky vendim është kundërshtuar nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore.

XS
SM
MD
LG