Ndërlidhjet

Vazhdojnë tensionet mes kufirit Serbi Kroaci, për migrantë


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Serbia ka ndaluar disa automjete me ushqim të Kroacisë, në kufirin e saj.

Kjo vjen si shpagim ndaj Kroacisë, pasi kjo e fundi i ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Serbinë.

Kjo ka ndodhur pas përfshirjes së kufijve kroatë nga vala e migrantëve.

Kroacia ka thënë se nuk do ta heq bllokadën e kufijve të saj, derisa Serbia të fillojë t’i drejtojë migrantëtë drejt Hungarisë.

Sidoqoftë, Hungaria që nga 15 shtatori ka vendosur rrethojë në kufirin e saj, duke u pamundësuar migrantëve që të depërtojnë në territorin hungarezë, për të shkuar pastaj në zonat tjera të BE-së.

Hungaria tashmë ka filluar ta mbyllë kufirin e saj edhe me Kroacinë, ku me mijëra migrantë po presin për të kaluar kufirin.

Më shumë se 30 mijë migrantë kanë arritur në Kroaci, që kur Hungari ka mbyllur kufijtë me Serbinë.

XS
SM
MD
LG