Ndërlidhjet

Ekstradohet Baki Çoku, i akuzuar për rekrutime në IS


Baki Coku, në mes.
Baki Coku, në mes.


Autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se kanë ekstraduar tek autoritetet italiane, një shqiptar, i cili akuzohet për rekrutime, në grupin e Shtetit Islamik (IS), në Siri.

Në një deklaratë të policisë shqiptare, thuhet se Baki Çoku, 40 vjeçar, i cili është arrestuar në korrik, është ekstraduar në Itali, të martën.

Autoritetet italiane e kanë akuzuar Çokun si pjesë e një zinxhir, i cili merret me rekrutime për në Shtetin Islamik.

Akuza janë ngritur edhe ndaj nipit të tij Aldo Kobuzi, i cili akuzohet se qenë i përfshirë në trajnime ushtarake, në Irak si pjesë e grupit te Shtetit Islamik.

Në mesin e të akuzuarve është edhe bashkëshortja e Kobuzit, Maria Giulia Sergio italiane e konvertuar në Islam, cili pastaj ka udhëtuar për në Siri.

Policia italiane kishte arrestuat edhe disa familjarë të tjetër të çiftit, të cilët ishin munduar t’i rekrutonin disa pjesëtarë të tjetër të familjes, në IS.

XS
SM
MD
LG